(2L ONLINE) – Është e pamundur që të shkosh në Rio de Janerio pa e vizituar Plazhin e Copabanës dhe është e pamundshme të shkosh në Copabana e mos të luash futboll.
Është njëri ndër plazhet më njohura dhe më të frekuentuara të Rios dhe përgjatë këtyre dhjetë ditëve sa është duke u zhvilluar Kampionati Botëror në Brazil është shndërruar në arenë të vërtetë futbolli.
Për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të argëtohen duke luajtur futboll janë rregulluar 50 fusha të vogla të improvizuara futbolli në një kapacitet prej katër kilometrave, aq sa është i gjatë Copacabana.
Tradicionalisht, Copacabana është një vend ku shumë pushues zgjedhin futbollin mes detit, ndërkohë që me ardhjen e Kampionatit Botëror numri i pjesëmarrësve është shumë më masiv se herëve të tjera. Ndeshjet tani që po zhvillohen në plazhin më të njohur të Rios kanë marrë karakter global e internacional sikurse edhe vetë Kampionati Botëror.
Edhe pse në esencë jeni duke luajtur futboll, i cili praktikohet si futboll i plazhit ju mund të argëtoheni me muzikë, mund të keqni fanellën tuaj duke e liruar kompleksin në argëtim.
Në plan të parë mund të mendoni se jeni duke shikuar një ndeshje të improvizuar mirëpo aty mund të gjeni shumë ekipe ‘karaoke’ të cilët mundohen ti ‘emitojnë’ lojtarët e tyre të preferuar brenda arenës së Copacabanës.
Kështu, katër ekipet e Rios janë në zemër të secilit shikues të cikët me krenari bartin simbolet e skuadrave si Flamengos, Flumineses, Vasco da Gamas ose të Botafogos.
Copacabana është vendi ku luhet futboll, ditë dhe natë. Këtu për një moment mund të ndjehesh sikur Neymar, Fred, Hulk, Oscar apo çdo futbollist tjetër ‘karaok’ që ka hyrë në zemrat e tifozëve.
Përkundër se fushat janë të improvizuara brenda Copacabanas gjithkush mund të jetë pjesë e saj, (madje edhe kalimtarët e rastit që nëse qëllojnë pranë topit, të gjithë bërtasin ‘pasoje’ ‘pasoje’) dhe kështu shijohet plazhi edhe më shumë.