(2L ONLINE) – Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli ka qëndruar të hënën në Gjilan ku ka takuar kreun e komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin dhe përfaqësuesit e komunave tjera të Anamoravës, me këtë rast ka vlerësuar pozitivisht angazhimet e këtyre komunave për të ndërmarr hapa konkret për të pritë mërgimtarët, që këto ditë po qëndrojnë në vendlindjet e tyre për pushime.
Makolli ka thënë se është duke u bërë regjistrimi i mërgimtarëve por akoma nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i tyre në diasporë, por se sipas disa të dhënave që i kanë, vlerësohet se janë mbi 1 milion kosovarë në diasporë që kanë shkruar në këto 50 vite të fundit, ndërsa ka thënë se Anamorava shquhet për atë që ka numër të madh të mërgimtarëve dhe se roli i tyre për Kosovën dhe vendlindjen e tyre ka qenë i madh qoftë materialisht, qoftë në ngritje të imazhit të vendit të tyre në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.
Makolli tha se edhe Ministria edhe komunat janë duke ndërmarr veprime konkrete që mërgimtarët të priten sa më mirë, të krijohen kushte që ata t’i kryejnë punët e tyte sa më mirë e sa më shpejtë, por edhe për ta po bëhen aktivitete të ndryshme kulturore, sidomos për gjeneratat e reja të diasporës, që të njihen me kulturën e vendit të tyre.
Makolli ka pranuar se ka edhe defekte dhe vështirësi për mërgimtarë dhe se ka pranuar se është në dijeni se ka ankesa nga ana e tyre si për pritjet e gjata në kufi, pastaj për ngritje të çmimeve kur po vijnë ata për pushime, rreth fokusimit të Policisë së Kosovës për t’ u dënuar veçmas ata në trafik, siç thuhet nga mërgitmarët, por Makolli tha se po punohet që këto të eliminohen sa më shumë.
Nga ana e tij kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vlerësuar lartë rolin e mërgimtarëve qoftë në aspektin e ndihmës materiale për familjet e tyre, qoftë në aspektin ekonomik që e bëjnë për vendin e tyre, por edhe në krijimin e imazhit pozitiv që po e ndërtojnë për vendin e tyre, në vendet ku jetojnë e veprojnë. Në këtë drejtim komuna e Gjilanit, tha Haziri, po e bënë maksimumin që t’i bëjë të gjitha përgatitjet që mërgimtarët të priten sa më mirë pasi ata janë vlerë e madhe dhe duhet për ta kujdesi që pushimet e tyre t`i kalojnë sa më mirë.
Kreu i komunës ka thënë se mbi 32 për qind e popullatës së Gjilanit llogaritet se ndodhet në diasporë dhe për këtë janë krenar sepse ata krijojnë edhe një imazh të mirë për vendin siç është rasti me Xherdan Shaqirin apo personalitete tjera.
Ndërsa, Haziri ka përmendur edhe Panairin që ishte këto ditë në Gjilan, duke thene se ka qenë një rast i mirë për tu parë se Gjilani e Anamorava po e promovojnë vetën në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi shumë biznese aty ekspozuan prodhime që bëjnë edhe për tregun e jashtëm si atë gjerman.
Edhe Makolli edhe Haziri thanë se përkujdesi i institucioneve për diasporën do të jetë maksimal edhe në të ardhmen. /2L ONLINE/