‘Çmimi Special 2019’ per lojen ekipore i takoi për Kombëtaren e Hendbollit U-21, e cila shkroi historinë në vitin që lam pas, duke u bërë e para nga sportet ekipore që kualifikohet në një kampionat botëror.
Djelmtë kosovarë e arritën këtë sukses, fillimisht pas fitimit të trofeut IHF të kontinentit evropian, dhe më pas fitimit të trofeut IHF Intercontinental, gara këto që vlenin për kualifikim në botëror.