Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare të futbollit pritet të kushtojnë më shtenjtë se ato të shumë vendeve pjesmarrëse në “Euro 2016”. “Mirror” thotë se fanellën e re më të shtrenjtë e ka skuadra suedeze, e ndjekur nga Austria, Belgjika, Gjermania dhe në vendin e pestë vjen Shqipëria (61.2 paund).
Në fund të muajit janar Federata Shqiptare e Futbollit publikoi kontratën e re me kompaninë “Macron”. Në të njëjtën kohë, FSHF tregoi edhe dizenjimin e ri të fanellave të Kombëtares.
“Vetëm 14 nga 24 ekipet që marrin pjesë në “Euro 2016″ do të sheshin fanellat e reja të tyre përmes dyqaneve online në kohën kur ato do të prodhohen”,-shkruan gazeta britanike.