DYLON

LVV: Kosova nuk e pranon diktaturën

Avatar photo Redaksia

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë zhvilluar një aktivitet simbolik tek Ministria e Punëve të Brendshme ku në njërën anë kanë lënë pankartat shumëngjyrëshe përmes të cilave kërkojnë drejtësi dhe poashtu kanë hedhur ngjyrë të zezë mbi logon e kësaj ministrie. Këtë ministri e ka kapluar faqja e zezë. Kjo është pamja e saj e vërtetë me veprimet e fundit që janë arrestime, bastisje e deportime e përndjekje të opozitës.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi tha se demokracia dhe fjala e lirë po rrezikohen sot si asnjëherë më parë në periudhën e pasluftës në republikën e Kosovës.

“Vendi, si pasojë e pushtetit policor Mustafa-Thaqi po rrëshqet përditë e më tepër drejt diktaturës. Gjatë muajve të fundit, e sidomos ditëve të fundit aktivistët e LV V po i nënshtrohen një dhune e represioni brutal, nga arrestimet e bastisjet e njëpasnjëshme, rrahjes në stacionet policore, montimet e rasteve gjyqësore, përgjimet e komunikimeve private, fushatave linquese nga mediat e pushtetit e deportimeve të aktivistëve nga Shqipëria”, tha Çaushi.

EkoHigjiena

Kosova nuk e pranon diktaturën. Ne nuk do të ndalemi derisa Kosova të jetë një Republikë të drejtë dhe demokratike, thonë në Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.