Hafiz Musliu ndihet shumë i emocionuar për fillimin e asfaltimit të rrugës nga Muhoci i Bujanocit për në Zarbincë, ai shpreson se rruga e asfalltuar do ti bind bashkëkombësit e tij që ishin detyruar të shpërngulen që të kthehen në vatrat e tyre.
Kjo rrugë po finansohet nga Komuna e Bujanocit, nga kontributi i qytetarëve dhe nga trupi koordinues qeveritar. Kushtet e jetës janë reflektim i veprave të njeriut thotë hoxha i fshatit Zarbincë, transmeton Titulli.com.
Udhëheqësit e Komunës së Bujanocit iu premtuan malësorëve investime në vazhdimsi për kthimin e jetës në këto pjesë.
Më se tre mijë banorë shqiptarë të malësisë së Bujanocit si pasojë e dhunës sistematike, kushteve jo të mira dhe të mungesës së perspektivës janë detyruar të zhvendosen në vende të ndryshme, fillimi i investimeve në këtë zonë është shpresë për kthim të jetës në këtë pjesë të malësisë së Bujanocit.
video: Titulli.com