Përmbylljen e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) për ministren e Integrimeve Evropiane konsiderohe hap i rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
Ajo pret që tani kjo marrëveshje të përkrahet edhe nga pesë vendet evropiane të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Çitaku në një intervistë për ‘Epokën e Re” ka thënë që pas hyrjes në fuqi të MSA’së Kosova do të aplikoj për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.
Duke folur për liberalizimin e e vizave, Çiltaku ka thënë se Komisioni Evropian është duke e përfunduar vlerësimin e tij për këtë proces.