Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas njoftimit të KEDS-it ku është paralajmëruar se qysh nga sot do të ketë reduktime të rrymës.
Postimi I plotë:
6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.
Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës.
Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit. /2LONLINE/