Një ciklon i fuqishëm e ka goditur pjesën veriore të Australisë, duke sjellur erëra me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë dhe reshje të mëdha të shiut.
Raportohet se ky ciklon ka shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut, ndërsa zyrtarët e kanë shpallur gjendjen emergjente dhe e kanë kategorizuar këtë ciklon si stuhi të shkallës së katërt.
Një stuhi tjetër, e quajtur Cikloni Veronica, pritet ta përfshijë pjesën perëndimore të Australisë. Mijëra australianë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga këto dy ciklone me fuqi shkatërruese.
Pritet që rajonet veriore dhe perëndimore të goditen nga erërat e fuqishme, ndërsa reshjet e mëdha të shiut dhe valët e larta të detit besohet se do të shkaktojnë vërshime të mëdha.