Cikël poezish nga Edonë Beqiri-Krasniqi
PËRSËRI
Une hapa krahet drejt universit fluturimthi mbi cdo gje
pa patur frike se do te rrezohem maleve me ate ze ujku.
Te lutem, te pergjerohem te me vish pas aromes sime
ajrit kur do te largohem kokeulur,
oqeanit ku u puthem per here te pare,
endrrave qe lame para Henes shpalosur,
reve qe perqafoja kur ti fshiheshe pas tyre.
Eja,
eja pas meje si nje ujk I uritur,
shpirti digjet neper qiej te magjishem pa ty.
Kembet me dridhen teksa ngjitem perseri lart per te ikur,
kujtimet me kane turbulluar syte, dhe nuk shoh
ngrohte, shume ngrohte me eshte bere balli
djerset e mia
epsh ne trupin tend.
Une e dua i thashe,
duke e shikuar ne sy, mbeshtjellur ne ajer
perendoi pas horizontit dhe s’me pa teksa denesesha
rrufese se forte
qe ishte bere gati per te me quar ne djall.
Shpesh here zhvishesha per te ta shfaqur shpirtin,
ate hije per te cilen te flisja neteve e dehur pa krahe,
per te ikur me ty neper nuancat e ndryshme te zjarrit
por ti nuk shihje pertej hundes tende.
Pa me thuaj
si eshte e mundur te jetosh ne ate grumbull qelizash?
ne ate tunel pa drita ndezur per te ecur,
neper shtratin e yjeve qe shendrrisin,
ne ate kohe, pa kohe
per te rigjetur shpresen.
Eshte shume e qete kjo nate per mua
arrij te degjoj edhe zhurmen e organeve te mia,
bej syte kokerr te gjej ate cope drite ne maje,
teksa bota fle ne gjumin e thelle pa endrra.
Mos beso ne mrekulli me tha,
duke ulur koken poshte i shtrengoi dhembet forte,
dhe vazhdoi ta pije kafen e tij, akull
pa menduar se keto pika te vogla loti
jane shume te ashpra ne lekuren time te bute.
Ate nate kisha lyer buzet me te kuqe,
prane dritares pa xhama per ta pritur djallin,
asgje me nuk kishte rendesi.
Ata flisnin mes vete, qeshnin dhe shikonin perreth,
copezat e thyera te zemrave
qe i shperndau era e forte e nje pranvere te hershme,
shkelnin shpresat qe u humben njerzve diku,
qeshnin, duke menduar sa te lumtur jane.
I thashe : Ti dukesh me keq se une,
pastaj shikova larte dhe buzeqesha
sikur pashe nje engjell
dhe vetem per te ngrohte dielli,
sikur gjithcka pas atij engjelli ishte erresire,
dhe u largova ngadale
pa lene gjurme per te me ndjekur ata…
Vrrullshem bie shiu mbi trupin tim te njome
erresiren nuk e kam pare me ketej rrotull
mbeshtjellur labirinteve me te gjitha ngjyrat qe nuk sheh njeriu
vazhdoj rrugetimin !
Si nje engjell ec tingujve,
por nuk e di se ku po shkoj…
universeve pafund per tu magjepsur,
energjise qe me terheq pas vetes per te me njohur,
apo endrrave qe nuk u zgjuan kurr ,nuk e di !
Ti sidoqofte eja pas meje
mu sikur ai ujku I uritur te me marresh afer vetes
se e nesermja eshte vec fjale.
CIGARJA
Mike e neteve te ftohta te veres
qe me shoqeron ne cdo frymemarrje,
me ndez nje shkendije perbrenda meje
dhe si nje tym i fshehte,
shkruan emrin tend ne qiell aq kthjellet.
Dashuri e mengjeseve te akullta
qe me shkrin cdo lot e me dehe cmendurisht,
dhimbshem numeroj djerset qe me pikojne nga gjoksi
eh ajo prap digjet
nen shtrengimin e flakte te dores time.
Digju bashke me mua,
nen kulmin e kesaj shtepie gati te rrenuar,
ne qoshin e dhomes me dritaren hapur
perballe me henen.
Lesho klithma ne forme zemrash ne qiellin tim te erret,
vetem jo emrin e tij
te dua ty…
je e vetmja qe digjesh per mua.
DERI SA TA BËJE TË VETEN
Kur pashiten valet
dhe siperfaqja baraspeshohet me cepet
nata mbulon qdo gje.
Vet shpirti e ndjen te prekuren e lengshme,
e merr ne thellesi plot mister
ne thellesine e qiellit ku ska fund as fillim.
E kjo nate, nuk ishte si te tjerat
cdo gje e perpiu balta e gjalle
dhe me perfshiu pameshirshem ne dramen e saj.
Buzeqeshje kot e flisje kot
ta marr a mos ta marr,
hamendje ne vete
kryesorja te behet vullneti yt.
Eja hyr ne mua
klithte uni i shkelur prapa bebezave te mija akull,
kembekryq ulu ne zemren time
dhe ndeze nje cigare te serte,
beje tenden dhe ik,
mos mbaj dert per boshllekun qe do lesh pas.
Ne mua u terbua deti i vrerit
e lumenjet qe rridhnin fuqishem teposhte
filluan te shterren,
me thuaj
cka mbeti pa u thene ne ate uragan shikimesh
ne ate pranvere te pa ardhur
dashurie?
Veq dritarja po rrinte e hapur
ne dhomen tone,
hynte freskia e marsit pa u ndier
e ti u betove
para Henes genjeshtare
dora ime me nuk te prek.
Pastaj e more Yllin e deshires nga galaktika fqinje
e hodhe diku neper shtat pale qiej,
premtove sikur shprazje karikatori
pa u kthye ky yll pas,
me dore nuk te qas.
Por ti u lige,
me rrembeve mua plot krenari
dhe theve te shkretin betim.
Kur hyre ne dere,
dera u hap si susami
e ti mbete i hutuar ne pragun e saj,
te genjejne syte djale
rruga te humbi mes degesh ne pyll.
Nga epshi i se djeshmes
kembet me dridheshin,
por nuk u liga para teje
Si nje gjarper me mbeshtjelle ne bel
dhe sme le te shkoj,
kafshoje cmendurisht betimin mbi lekuren time
deshira dhe vullneti luftonin fyta fut ne syte e tu.
Veq puthja qe mu ngjit ne buze plot pertese dhe pendim
sikur ta kishe lene peng per borxhe koti.
E gjiri i bardhe u qel,
por zemra u mbyll perjete
te ndjeva te ftohte ne brendesi te asaj nate
ate cast me dukej sikur vije nga polet,
ngushellimi im
krejt kete ftohtesi e more ne vete
kur ike.
Kur dole jashte ngjarjes
plot pendim u rrenqethe ne vete,
mornicat shiheshin nga larg kur po ikje
as mua nuk me ngrohe zemren qe po ndrydhej ne vete.
Ah,
zemra nuk e qon gjakun as deri te zogu i kembeve
qe ishin lidhur nyje diku larte nen kulm,
e ti
dukeshe gur i forte qe fjalen nuk e kthen pas,
misteri i bardhe te rrembeu djale,
me shkele sert
tek po e shfryje egon tende siper gurit te zemres time.
LUNDROJ NË TY
Te mbeshtes per makinen tende
buzen ta thith cmendurisht,
te kap doren te me ledhatosh belin
kam frike se sonte do t’me ikesh I lagur.
Shiu ka nis te rigoje,
shikoj pikat e shiut qe tingellojne
neper gropezat e udheve pa shenja,
e ne,
dy djaj te nates
lundrojme etshem mbi njeri tjetrin.
Me pelqen te degjoj britmat e tua
teksa te gervishe gjoksin e forte,
si nje mace mjaullij dhe
te kap floket
te terheq pas vetes,
e ti merr fryme
dhe me kafshon butesisht.
Te shtrij per toke
dhe te lyej me balte,
shetis neper trupin tend me gishterinje
njesoj sikur te shetis rrugeve te Londres,
dhe kur arrij tek syte e tu
qe ngazellyeshem me shohin,
stepem dhe…
nuk mund te ta them,
s’kam force te ta them,
se ne trupin tend,
dua dike tjeter.
NUK TË NJOH
Te preka
me preke,
te dy e copetuam magjine e akullt
perballe kater syve enigme.
Emrin nuk ta dija
as moshen jo,
vetem dihamat ti degjova
dhe frymemarrjen e lehte
mbi gjoksin e njome.
Me vitet fluturoja
erresiren ne drite shenderroja,
ne trupin tend notoja
me ty
qe nuk te njoha kurr.
RROKULLISEM ME DHEMBJEN
E ftohte,
krejtesisht e ngrire
ne mes rrugeve te largeta,
asnje puthje
qe me ben te te kujtoj.
Ti perseri i humbur ne mes te rrugeve te qytetit
me djajte buzeqeshjen e shoqeron.
E une,
ne qerqafin e thate
ne nje dhome
diku ne periferi,
shtrihem
e rrokullisem me dhembjen,
vetmine e kafshoj.
Me erresiren grrithe thithkat e njoma
dhe trendafilet i shperndaj neper dhome,
per nje cast vjen ti
ne kujtime
me perqafon eger.
Mposhtem
me epshin e te sotmes,
qe me cmend
e me verbon!
Ti me ndjen,
vetem neper qerqafe kur me shijon.
Eh shpirt,
une dhe ti
dy brigje te nje lumi te rrembyeshem
na lidhe…
vetem shtrati i bute
qe ka leshuar bark
nen peshen e deshires se pafund.