Shkruan: Fehmi Sylejmani
Cigaret elektronike kohëve të fundit janë bërë tejet “joshëse” për fëmijë duke filluar t’I përdorin në masë të madhe, kudo që u jepet mundësia, pa menduar fare për pasojat që mund të kenë në shëndetin e tyre.
Për më tepër këto cigare, sic i quajnë këta të rinj “vape”(vejpa), në mënyrën më tinëzare dhe joedukative po përdoren nëpër hapësirat shkollore, si dicka krejt normale dhe e natyrshme.
Një dukuri e shëmtuar dhe shqetësuese, me premisa në rritje të vazhdueshme të përdorimit të tyre, sepse mosha me e atakuar në tymosjen e tyre janë nxënësit e shkollave 9 vjecare, vecmas ata të nivelit 6-9.
Për dallim nga duhani dhe cigaret klasike, këto elektronike sipas atyre që janë përdorues të rregullt janë me shije të ndryshme dhe tërheqëse për të rinjtë, duke i joshur për t’I provuar e më pas edhe për të tymosur.
Nga praktikat e deritashme dhe eksperinecat e ndryshme, fëmijtë janë të prirur të provojnë nga kurreshtja gjëra jo te mira edhe pse të palejuara dhe të rrezikshme, pa e rezonuar mirë rrezikun dhe pasojat që mund t’i kenë.
Që të mos bëhet modë ky fenomen i shëmtuar për të rinjtë, disa të pavetëdijshëm për pasojat e saj, urgjentisht organet tona relevante duhet të marrin masa preventive, konform ligjeve në fuqi, për të gjithë akterët që mund të jenë të përfshirë në këtë cështje tashmë edhe problematike.
Stafet menaxheriale dhe mësimore të shkollave duhet të jenë më vigjilente dhe më aktiv në këtë drejtim, duke ndërrmarrë të gjitha masat e mundshme ligjore. /2LONLINE/
/autori është mrësimdhrënrës me prërvojë mbi tri dekada/