Princi Louis i Luksemburgut dhe Princesha Tessy i kanë dhënë fund martesës së tyre. Princi është djali i tretë i dukës Henri dhe dukeshës Maria Teresa të Luksemburgut dhe tani jeton në Paris.
Gjykata vendosi që Princesha dhe fëmijët të jetojnë në shtëpinë që qifti e ndau së bashku për një kohë të gjatë.
Princesha tha se familja mbretërore e princit do t’i ndihmonte atij të paguante shumën e divorcit që i takonte asaj, duke kërkuar kështu 1.5 milion funte për të blerë një shtëpi të re për atë dhe djemtë e saj.
Martesa kontraversale e tyre erdhi drejtë fundit dhjetë vite pas njohjes së tyre. Historia e tyre e dashurisë morri zemrat e njerëzve rreth botës, po ashtu lajmi shokues për ndarjen e tyre.
Princesha Tessy ishte duke shërbyer për OKB kur ajo u njoftua me princin Louis, i cili po vizitonte trupat në Kosovë. Ajo ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2004 si pjesë e ekipit BELUKOS 13/15
Ata u martuan në shtator të vitit 2006, gjashtë muaj pas lindjes së djalit të tyre Gabriel. Pas një viti ata sollën në jetë edhe djalin e tyre të dytë, Noah.