DYLON

Amerikanët të magjepsur nga fotografitë e kosovarit

Amerikanët të magjepsur nga fotografitë e kosovarit
Avatar photo Elife Sherifi

Agron Jashari nga fshati Prekaz, që tash e disa vite jeton në Amerikë, ka hapur tashmë edhe ekspozitën e tij personale me fotografi, në njërën nga galeritë më të vizituara të SHBA-së.

‘Vetmia’ titullohet ekspozita e parë e kosovarit, fotografitë e të cilit janë shkrepur në pjesë të ndryshme të Nju Jorkut. Sigurisht, aty nuk munguan edhe disa foto të bëra pikërisht në fshatin Prekaz.

“Fotografite e Agronit jane shumë të bukura. Këto kënde janë të njohura për banorët e Nju Jorkut. Unë vij nga Queens. Por ai i kap ato në momentin e duhur, teper bukur” – ishte komento i njërit prej vizitorëve të kësaj ekspozite.

EkoHigjiena

Me shume per permbajtjen e ekspozites foli vet autori, Agron Jashari. Ai tregoi se disa prej fotove kerkuan kohe, por disa të tjera u shkrepën me nxitim. Por, sipas tij, asgjë nuk është e vështirë kur fotografitë bëhen në qytetin e Nju Jorkut.

“Ketu jane 18 fotografi qe e prezantojne Njju Jorkun. I kam edhe disa fotografi te vogla qe e kam ba nje trip ne Evrope, Zvicerr Gjermani dhe Kosove. Secila fotografi eshte shkrepe ne momentin si me than te caktum ka qene nashta moment kur e kam prite nashta me ore per me kap me shkrepe ate fotografi ka disa prej tyne ka qene e qastit edhe ka dal fantastike. sepse drita eshte ajo qe mas shumti ndikon ne fotografi”.

Komente pati edhe për dy fotografi të vecanta që ishin pjesë e kësaj ekspozite. Jashari prezantoi edhe dy pamje te mahnitshme të vendlindjes se tij, fshatin e Prekazit, per te cilat autori thote se jane te preferuarat e tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.