/2L ONLINE/ – Aleanca Kosova e Re (AKR), siç dihet ka filluar procesin zgjedhor në të gjitha nivelet, që do të thotë prej nëndegëve, degëve e deri te niveli qendror. Në zgjedhjet e fundit AKR-ja nuk kishte arrit për një numër të vogël votash ta kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind, andaj edhe shpallja e zgjedhjeve të brendshme partiake do të ishte një proces krejt normal. Por, pasi që proceset zgjedhore brenda partiake përfshijnë shumë aktivistë, qindra e mijëra anembanë vendit, ato do të duhej të ishin mirë të përgatitura, të analizuara dhe gjitha lëshimet e evidentuara do të duhej të adresoheshin në mënyrë që partia nga këto zgjedhje të dali më e fuqishme dhe kurrsesi të dështojë procesi.
Është rregull që strukturat ekzistuese t’i paraprijnë procesit zgjedhor dhe në momentin që zgjidhen strukturat e reja ato të vjetrat me automatizëm pushojnë së ekzistuari. Por, mënyrën se si kanë vepruar përgjegjësit e partisë duke i shuar të gjitha strukturat e partisë në të gjitha nivelet ,është një padituri dhe një papërgjegjësi totale ndaj qindra e mijëra anëtarëve të strukturave partiake në të gjithë vendin. T’i thuash anëtarëve të partisë që kanë dhënë kontribut që sa vite, se prej sot ju duhet të “rikonkuroni” për të ardhur në parti, tregon se ata njerëz që janë t’u e udhëheqë këtë proces,nuk kanë as dije më elementare se si prodhohen dhe menaxhohen politikat partiake. Si mundë t’i bindësh qytetarët t’i bashkohen dhe të aderojnë në këtë parti, kur edhe mund t’iu ndodh nesër njëjtë, sikur që po ndodh tash, dhe mundë të përjashtohen në këtë mënyrë, nga një proces i ardhshëm zgjedhor.
Kjo situatë mundë t’i konvenojë vetëm pak individëve brenda partisë që me këso formash të përjashtimit dëshirojnë ta paraqesin veten si shpëtimtarë të partisë para presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli,dhe si duket ai edhe kësaj here ka ra pre e spekulantëve të cilët përfitojnë vetëm kur krijohet mjegull e rrëmujë dhe mbi kurrizin e punës së dikujt tjetër. Natyrisht në AKR ka shumë njerëz të edukuar, të përkushtuar të cilët janë të gatshëm kurdo që t’i jepet mundësia ta tregojnë vetën, por janë ajo pakica e njerëzve të ligë, që gjejnë mundësi të dalin në sipërfaqe dhe të cilët pengojnë të tjerët sepse këta dëshirojnë punën e dikujt ta shndërrojnë në sukses për vete.
Një parti serioze prodhon politika me të cilat pretendon ta marr pushtetin me qëllim që ta udhëheq dhe qëllim të vetin duhet ta ketë mirëqenien e qytetarit si dhe gjitha përgjegjësit shtetërore që dalin nga pushteti. Partia nuk është shoqatë humanitare për t’i ndihmuar hallexhinjtë, sa për ta shtytrë ndonjë ditë, pasi këto pune i kryejnë shoqatat enkas të themeluara për këtë punë. Hallet e qytetarëve duhet t’i zgjidh pushteti i cili del nga zgjedhjet e lira, dhe vota e qytetarit që vendosë kush duhet me udhëheqë. Prandaj, një parti politike serioze duhet të krijojë strategji, politika dhe ide se si t’i fitojë zgjedhjet dhe vetëm atëherë mundë t’i zgjidhë hallet e qytetarëve.
Në politikë nuk mjafton vetëm vullneti mirë, duhet shumë kreativitet projekt politik të menduar mirë, mbi te gjitha dhënia e mundësisë njerëzve që dinë të krijojnë ide dhe projekte politike dhe si t’i implementojnë ato në praktikë. Nga mënyra se si ka filluar ky proces zgjedhor në AKR, rezultati nuk do të jetë premtues për këtë subjekt politik dhe nëse gjatë rrugëtimit nuk i evitojnë mangësitë. AKR-n, në vend të një riorganizimi të mirëfilltë, do ta pret një dështimi i radhës. /2L ONLINE/