Çfarë përfaqëson dhe sa përkon karakteri i profilit të Shefik Surdullit me tri përmasat madhore të ngërthyera në titullimin e këtij portreti? Kush është në të vërtetë Shefik Surdulli?
Shkruan: Hetem KOSUMI
Shefik Surdulli kësaj radhe është kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit, me numrin 2, në listën e PDK-së, për zgjedhjet komunale në Gjilan. Shefiku me profesion është inxhinier i Elektroteknikës, ndërsa për 30 vite pa reshtur, me përkushtim të madh, punoi dhe nuk u ndal asnjëherë për Gjilanin dhe Kosovën.
Të gjithë ata që e njohin nga afër, ata të cilët e njohën më herët dhe bashkëvepruan me Shefikun, vetëm mund t`i pohojnë dhe assesi t`ia mohojnë përkushtimet…
Ato përkushtime qenë dhe mbetën motoja e përhershme e këtij profili njerëzor, kombëtar e politik: duke e parë përherë në vlug veprimtarish organizative, politike, humanitare, kombëtare, sipas domosdosë që e kushtëzonin rrethanat e Kosovës, pavarësisht sfidave të asaj kohe a të kësaj të sotmes.
Burimi i rrjedhës së tij familjare padyshim është i pastër, i pa kontaminuar, i pashmangshëm nga vija e rrjedhës shtratit të vet të ngrohtë kombëtar…
Shefiku përfaqëson një familje atdhedashëse, e përndjekur nga “Molla e Kuqe”… ; e dëshmuar për mbrojtjen e kufirit të Kosovës Lindore. Me këtë brumosje, së cilës, as me kushtëzimin e jetës nuk i binte ndesh, pikërisht kur Kosovës dhe popullit të saj, po i vihej laku në fyt, Shefiku u poq dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Cili është profili politik i veprimtarit Shefik Surdulli?
Me pak vijëzime të jetëshkrimit të tij le të spikatet: sidomos nga vitet e ’90-ta, Shefiku ishte pjesë aktive e proceseve politike-atdhetare për çlirimin e Kosovës, deri te angazhimi i tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Shefiku është njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, për të cilën punoi pa u kursyer.
Gjithsesi energjia dhe koha janë faktorë, të cilët kushtëzuan rezultatet e dukshme e të prekshme për shtrirjen, forcimin dhe institucionalizimin e PDK-së; të këtij subjekti politik me prejardhje çlirimtare e shtet-ndërtuese. Të dy faktorët: energji dhe kohë Shefiku ia fali fuqizimit të PDK-së, pa kërkuar asnjëherë përparësi për veten e tij.
Votues të çmuar, vlerësojeni këtë fisnikëri e madhështi njerëzore! Pas Luftës Çlirimtare, profili ynë politik, i quajtur Shefik Surdulli, kreu me kompetencë detyrën e Zyrtarit Komunal për Informim në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.
Fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 2007-ës, Shefikut i dha mundësi të kryente me nder dhe përgjegjësi detyrën e zëdhënësit të Komunës. Nga kjo detyrë, pas humbjes së zgjedhjeve të fundvitit 2013, ai dha dorëheqje. Në këtë mënyrë, ai hoqi dorë edhe nga vendi i punës, të cilin ia garantonte ligji.
Akti i dorëheqjes së tij prej detyrës ligjore, kishte qëllimin e vetëm: solidarizimin si sekretar i degës, i identifikuar me PDK-në, duke iu kundërvënë kësisoj largimit të stafit politik (të PDK-së), që e drejtoi komunën deri atëherë.
Shefik Surdulli është profil veprues, në kuptimin e plotë dhe fisnik të shprehjes në trajtën dëftore të saj. Ky veprimtar bën veprimtari konkrete. Andaj, për të, për përditshmërinë e tij, vlen përkufizimi: më shumë i dëshmon puna sesa fjala.
Ai është boshti që mbledh dhe zgjaton fijet vepruese në PDK-në e Gjilanit. Ky pohim për profilin tonë politik nuk është një hiperbolë poetike, por është përtrollitje e përditshmërisë së tij vepruese.
Aktualisht Shefik Surdulli është Sekretar Administrativ i Degës së PDK-së, në Gjilan.
Portretin e tij e shquajnë edhe një mori cilësish: vendosmëria, sinqeriteti, profesionalizmi, qasjet serioze ndaj punës, qëndrimet e tija parimore, guximi intelektual e qytetar…
I gjithë ky spektër, tek personaliteti i Shefikut, shpërfaqet pa hezitim, edhe atëherë kur rrezikohej karriera e tij politike.
Shefik Surdulli në këtë sesion legjislativ të nivelit komunal është në krye të listës së PDK-së, me numrin 2, për këshilltar të Komunës së Gjilanit..
Duke e njohur gjithanshëm, padyshim Shefik Surdulli është një kapital i gjallë, veprues e moral i mjedisit tonë ligj-zbatues e shtetndërtues! Slogani me të cilin Shefiku publikisht iu ka drejtuar votuesve është:
Më jepni DORËN – Ua jap FJALËN!
e sponsorizuar