Bashkimi Evropian liberalizon vizat për 45 milionë ukrainas dhe 3.7 milionë gjeorgjianë, po jo edhe për 1.8 milion kosovarë. Një ‘falënderim” për politikanët injorant e gjakpirës që për pushtet janë gati të vrasin e prenë pamëshirë.
Me juve edhe Makiaveli do te mbetej pa fjalë. Politikani i librit te tij ‘Sundimtari’ nuk iu afrohet as për se afërmi me dinakëri e egërsi në luftën për pushtet. Sëmundja juaj për pushtet është e pështirë! Aq e pështirë sa me vetëdije jeni të gatshëm të vrisni edhe të ardhmen e fëmijëve tuaj, vetëm për të arritur majën e pushtetit qe me votë të popullit nuk po e realizoni dot.
Dilni tash e hidhni gas lotsjellës e festoni me qaj rusi fitoren tuaj të turpit. E realizuat ëndrrën për të mbajtur të izoluar këtë popull që po ju duron mbi shpinë tash e 17 vjet. Sa më të izoluar e të paditur, më lehtë të manipulueshëm, kjo është strategjia juaj, me e keqe e më rëndë se të gjitha dinakëritë Makiaveliane.
Shkoni e ngulni flamuj mbi kodrat e gurishtat te kufiri me Malin e Zi dhe nga atje qoni selame patriotike asi që rrëqethin të paditurit e injorantet e gjorë, të cilët fatkeqësisht nuk janë të pakët në numër, si rezultat i politikave tuaja mesjetare e shkurtpamëse tash e 17 vjet.
Arsimin, nuk e keni shkatërruar rastësisht!
Te diturit kaherë do te ju kishin thyer në kurriz e do të ju kishin rrezuar përtokë përjetësisht. Ju jeni më të djallëzuar se djalli vet. Tash e 17 vjet veç punë djalli keni bërë për këtë popull e këtë vend.
Tash ia dhatë edhe grushtin përfundimtar. E arritët qëllimin, e izoluat nga Evropa, të paktën edhe për një kohe te pacaktuar. Ishin aq afër për të realizuar ëndrrën e të qenurit të lirë..të lirë për të udhëtuar e për të parë si funksionon bota demokratike, për të mësuar se si në ato vende politikanet janë vetëm shërbyes tëë popullit, e jo “komanira”, ‘komandanta” e ‘sulltan’!
Ju që bashkë me familjarë e akraballëk udhëtoni kur të doni, popullit ia mbyllet rrugën me therrat qe i keni kultivuar ne bashqet e marrëzive tuaja te paskrupullta për pushtet!
Nga të gjitha sëmundjet psikike ajo më e rënda duket të jetë sëmundja për t’u dukur, ajo për pushtet e para! Ju keni nevoje për trajtim urgjent sa nuk jeni shndërruar në përbindësha.
Bëhuni bashkë me elementet ndihmës brenda PDK-së dhe gëzojuni fitores. Liberalizimin e penguat edhe për një arsye të përbashkët: LDK nuk bënë ta sjellë liberalizimin në Kosovë! O, ne të luftës, o hiq! E po nuk janë bash të pabaza dyshimet se ju qëndroni edhe prapa vrasjeve politike. Të tillë shkurtëpamës jeni ju. Kaq patriotë jeni ju sa për inate partiake bëni marrëzi çfarë mendja e njeriut normal nuk mund as t’i imagjinon.
Viktimizuat një popull të tërë për inatet tuaja të sëmura ndaj LDK-së. Nuk do te mund t’i ikni mallkimit të këtij populli, në kurriz të të cilit ju u pasuruat me haraç, me dhunë e me metoda të paskrupullta.
Popullit ia mbyllet kufijtë, por nuk do tëë arrini të ia mbyllni Gjykatës Speciale që po ju rri mbi krye si shpata e Demokleut.
Turpi ju mbuloftë!