/2L ONLINE/ – Shefi i Grupit të Këshilltarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Selami Xhemajli edhe një ditë para seancës së Kuvendit ka ripërsëritur qëndrimin e këtij subjekti politik se është i palëkundur kur është në pyetje çështja e këshilltarit Srgjan Mitroviq, ani se partneri i saj LDK ka një qëndrim tjetër. Duke se kjo çështje i ka ndarë, së paku për seancën e nesërme, dy partnerët e koalicionit në Gjilan (LDK E AAK), duke bërë që Aleanca të ketë në këtë rast qëndrim me të opozitës që po ashtu nuk e do pjesë të KK-së, anëtarin e KK-së Srgjan Mitroviq.
Siç ju kemi informuar edhe më herët, këshilltari komunal Srgjan Mitroviq, ishte përjashtuar nga seanca e fundit, për shkak të emërimit të tij në strukturat paralele të Serbisë dhe refuzimit që të deklarohet nëse i njeh institucionet dhe ligjet e Kosovës, sipas të cilave ai është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal. Kuvendarët njëzëri kishin votuar pro përjashtimit të tij.
E, Selami Xhemajl i AAK-së thotë se për këtë çështje grupi i AAK-së në Kuvend, ka qëndrimin e saj dhe edhe për seancën e nesërme do të jenë të palëkundur.
Përndryshe, në LDK thonë se Mitroviq mund të jetë pjesë e punës së Kuvendit, derisa të mos kemi një përgjigje të qartë nga dy autoritetet, MAPL e KQZ, që pastaj vendimi që do të merrej me këtë rast, të jetë i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, dhe edhe AAK i pret këto përgjigje, por se për dallim nga partneri, thotë se nuk e do Mitroviqin pjesë të KK-së, sepse nuk mund të jetë koleg i tyre dikush që është pjesë edhe e strukturave paralele dhe kjo çështje duhet të sqarohet njëherë e mirë.
Xhemajli ka thënë se Mitroviq nuk mund të jetë pjesë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, derisa të sqarohet mirë çështja e tij, AAK insiston edhe më tutje qē Mitroviq nuk mundë të jetë pjesëmarrës në punën e Kuvendit Komunal, përderisa nuk kemi një përgjigje nga MAPL dhe KQZ lidhur me statusin e tij si pjesëtar i strukturave paralele te Serbisë
“Mitroviq si akt moral duhet të jep dorëheqje ose duhet të shkarkohet nga Kuvendi sepse nuk mund të jetë pjesë e strukturave ilegale të një shteti tjetër, t’i përfaqësojë interesat e Serbisë. Për më tepër ai duhet ta dijë se ëndrrat e tij për Serbinë në Kosovë kanë përfunduar më 1999”, kishte thënë Xhemajli në séanceën e kaluar kur edhe ishte përjashtuar më pas Mitroviq. /2L ONLINE/