Mediana Bislimi ka bërë me dije se pas gjashtë muajve punë të përbashkët me 30 gra pjesëmarrëse, u certifikuan nga NDI dhe USAID, në Akademinë e Grave për Lidership.
Mediana Bislimi është ekonomiste dhe profesionin e saj e ushtron si menaxhere ne dy kompani, kurse ne aktivitetin e saj politike është anëtare e këshillit të qendrës së Gjilanit, Kryetare e sekretariatit të gruas në kuadër të pikës nga radhët e subjektit politikë të Vetëvendosjes.
Ajo është certifikuar nga NDI në Akademinë e Grave për Lidership, Kjo është një prej certifikatave më prestigjioze që organizata NDI ndan për gratë aktive, ka thënë Bislimi.
Ajo thotë se ka qenë pjesë e grupit të Shëndetësisë dhe pas një hulumtimi ajo se bashku me grupin e saj prej 8 anëtarëve vjen me këto qëndrime për zgjedhjet lokale 2017, për nivelin primar të shëndetësisë:
- Politikat në përmirësimin e marrëdhënies së qytetarëve me ofruesit e shërbimeve shëndetësore në nivelin parësor
- Politika në ngritje të transparencës përmes raportimit të parregullsive në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor
- Politika për planifikim të bazuar në nevojat reale në komuna në mënyrë që ofrimi i shërbimeve gjatë qasjes në kujdesin shëndetësor të jetë në pajtim me nevojat e komunitetit.