Në hapësirat e shoqatës “GILAN” në Gjilan, u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për kandidatët të cilat përfunduan trajnimin gjashtëmujor në lëmin e rrobaqepësisë.
Drejtoresha e shoqatës “GILAN” znj. Filiz Sllamniku bëri me dije se të pranishëm pos kandidateve ishin edhe mysafirë dhe zyrtarë komunal si dhe përfaqësues të komunitetit turk.
“Projekti i trajnimit Professional në drejtimin e rrobaqepësisë u bë I mundur falë mbështetjes së agjencisë qeveritare turke TIKA si dhe përkrahjen e kryetarit të komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, I cili projekt edhe tutje po vazhdon me kandidatet dhe grupet tjera që janë duke e ndjekur këtë trajnim që është treguar tejet I suksesshëm pasi që kemi edhe kandidatet e certifikuara që menjëherë kanë hapur bizneset e tyre në fushën e rrobaqepësisë”, ka thënë Sllamniku.
Përndryshe ajo bëri me dije se në hapësirat e kësaj shoqate u përkujtua edhe përvjetori i luftës së Çanakalasë, Sllamniku ka thënë se ceremonia e përkujtimit u zhvillua me fjalime nga të pranishmit, diskutime dhe bashkëbisedime si dhe u përmbyllë me lutje përkujtimi nga të gjithë të pranishmit për të rënët e luftës së Qanakalasë ku nën flamurin osman ishin edhe 35.000 shqiptarë.