Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në Cërnicë të Gjilanit ka humbur jetën një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare që aksidentalisht ka rënë një një pus (bunar).
“Policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rast në fshatin Cërnicë. Njësitet policore kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare aksidentalisht ka rënë një një pus (bunar) rreth 100 m larg shtëpisë së tij. Mjeku kujdestar ka konstatua vdekjen e tij”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, prokurori i shtetit ka urdhëruar qê trupi i pajetë i fëmijës të dërgohet në obduksion. Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitë e hetimeve rajonale. /2L ONLINE/