Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Kamenicë, ka organizuar një ceremoni të veçantë për ndarjen e dëftesave për përfundimin e shkollës fillore për semimaturantët e të gjitha shkollave të Komunës së Kamenicës.
Drejtori për Arsim në kuadër të Komunës së Kamenicës, Afrim Dërvishi ka thënë se është i lumtur që kjo është mënyra se si këta nxënës po e përfundojnë këtë rrugëtim duke uruar që numri i sukseseve vetëm se të rritet.
Drejtoria Komunale e Arsimit po ashtu ka hapur konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të. /2LONLINE/