Tri përballje çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.
Nga ora 13:00 zhvillohen dy ndeshje, Vëllaznimi – Drita dhe Kika – Ballkani, ndërsa nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” Prishtina – Trepça ’89.
Pritet që të ketë atmosferë në tribina dhe stadium sidomos nga tifoërit vendase. Tri takimet zhvillohen në Gjakovë, Prishtinë dhe në Hogosht, kurse edhe tifozë mysafirë si Intelektualët kanë udhëtuar tashmë nga Gjilani.
Dje, Feronikeli u bë skuadra e parë që siguroi biletën për gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.