Skuadra e Gjilanit po qëndron në Antalia të Turqisë, vend ku po i zhvillon përgatitjet parasezonale, për pjesën pranverore në Ipko Superligë dhe Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Gjilanit gjatë kësaj kohe sa po qëndron në shtetin turk, ka zhvilluar edhe dy ndeshje testuese, kundër skuadrës së Neftchi Kochkor nga Kirgistani dhe kundër Yenisey Krasonyarsk të Rusisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në dy sfidat e lartë cekura.
Ndeshja e radhës për skuadrën e Gjilanit do të jetë ajo kundër ekipit nga Bosnja dhe Hercegovina, NK Çelik Zenica.
Kundërshtati i radhës i Gjilanit garon në ligën elite të Bosnjës dhe Herecgovinës, ku pas 19 javëve të zhvilluara në kampionat, ata renditen në pozitën e 11 tabelare.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Çelikut do të zhvillohet të shtunën me datë 25 janar, me fillim në ora 14:30 sipas kohës lokale në Kosovë dhe zhvillohet në “Kremlin Football Center”, në Antalia.