Ministri i FSK-së, Agim Çeku, priti në ambientet e reja të Ministrisë së FSK-së, komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Francesko Paolo Figliuolo, me që rast edhe njëherë i uroi detyrën e re të komandantit të KFOR-it.
Kjo është vizita e parë e komandantit të KFOR-it, gjeneralit Francesko Paolo Figliuo, në Ministrinë e FSK-së, prej se ka marrë detyrën e re të komandantit të KFOR-it.
Çeku, me këtë rast, e ka njoftuar komandantin e KFOR-it, me të arriturat e përgjithshme dhe perspektivën e FSK-së.
Takimi i sotëm kishte karakter të njohjës dhe rikonfirmim të vazhdimit të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të FSK-së dhe KFOR-it edhe në të ardhmen.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Francesko Paolo Figliuo, ka ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe partenritetit ndërmejt FSK-së dhe KFOR-it edhe në të ardhmen.