Forca e Sigurisë së Kosovës brenda shkurtit do të jetë me kapacitete shtesë dhe më emërtim të ri, me të cilat do të jenë të kënaqur edhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Kështu la të kuptojmë kreu politik i FSK-së, Agim Çeku, gjatë një intervistë për RTK-në.
”Unë kërkoj vetëm pak durim, edhe shumë pak durim dhe qytetarët do ta kuptojnë dhe me siguri do të jenë të kënaqur me atë çfarë kapacitetesh, farë aftësish do t””i ketë FSK-ja apo si do ta quajmë ndryshe”, ka theksuar Çeku.
Çeku më tutje tha se pas një vit e gjysmë të rishikimit të sektorit të sigurisë, procesi ka përfunduar në fillim të këtij muaji. Tash më janë formuluar rekomandimet të cilat, siç beson Çeku, do të mirëpriten nga Qeveria.
”Këto duhet të trajtohen vetëm si rekomandime, pastaj Qeveria, përkatësisht kryeministri për këto rekomandime merr vendime. Jemi në fazën e koordinimit edhe me faktorët ndërkombëtar të cilët duhet t””i kemi krah dhe mbështetje në realizimin e tyre”, tha theksuar Çeku.
Për Çekun e rëndësishme mbetet përfundimi i këtij procesi dhe më pas do të informohet edhe opinioni publik për ndryshimet që do t””i kenë të gjitha institucionet e sigurisë, jo vetëm FSK-ja. Por sipas tij, ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.