Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i bindur se Kuvendi i Kosovës do të votojë pro themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).
Duke e vlerësuar si historike këtë ditë, Çeku ka thënë se ky vendim do të jetë më konsensuali që e ka marrë Kuvendi i Kosovës deri më tash.
Çeku në një bisedë për “Epokën e Re”, ka shprehur besimin e tij se edhe minoritetet do t’i japin mbështetje themelimit të FAK-ut, duke mos e lidhur këtë proces me vendet e rezervuara.
“Pres që ky vendim të jetë vendimi më konsensual që e ka marrë Kuvendi në historinë e vet. Pra, ky projekt kombëtar e historik do ta marrë numrin më të madh të votave. Mendoj se 5 maji do të jetë vërtet ditë historike jo vetëm për Ushtrinë e Kosovës, por edhe për historinë e Kosovës në përgjithësi”, ka deklaruar Çeku.