Me rastin e shënimit të 27 Nëntorit – Ditës së FSK-së, e cila shënohet sot në Kosovë, Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka thënë se kjo ditë çdoherë do të mbahet mend si Dita e Ushtrisë së Kosovës.
Ai beson se në fillim të vitit 2014 FSK-ja do ta ketë kompetencë mbrojtjen e vendit.
Ai ka treguar se këtë detyre pritet t’ia ngarkojnë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës më së largu deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, pas rishikimit strategjik të sektorit së sigurisë. /Epoka e Re/