Është hedhur shorti i edicionit 2013/14 të ETC Superligës së Kosovës në basketboll me pjesëmarrjen e tetë skuadrave.
Çdo gjë është gati për edicionin e ri të elitës së basketbollit kosovar, së paku kështu lajmërojnë drejtuesit e Federatës së basketbollit të Kosovës (FBK), të cilët pas disa punëve organizative kanë hedhur edhe shortin e kampionatit të ardhshëm, transmeton sport1.
Edicioni 2013/14 i ETC Superligës së basketbollit kosovar do të numëroj vetëm 8 skuadra, pas tërheqjes së Vëllaznimit të Gjakovës për shkak të problemeve financiare.
Edicioni i ri i basketbollit kosovar do të fillojë me 5 tetor.
Basketboll – ETC Superliga e Kosovës
Java 1
Besa – RTV 21
Sigal Prishtina – Drita
Bashkimi – Peja
Kastrioti – Trepça