CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations, po sjell frymën e re mbi rolin dhe rëndësinë e Organizatave të Shoqërisë Civile në Gjilan, duke sjellur aktivitete tejet të rëndësishme mbi jetën sociale, me struktura profesionale, me aktivistë e pjesëmarrës profesional.
***
Sot, realizuam Diskutimin me temën
“A ndihemi të huaj në trupat tanë?” nga sociologia, poetja dhe politikania, Sibel Halimi.
Nën moderim të Rozaf Ramizit, në një diskutim të hapur u shtjelluan ndërlidhshmëria e trupit me politikën dhe konsumerizmin.
Diskutimi u përqendrua edhe në studimet sociologjike të trupit dhe politikës, duke u ndalur te çështjet si: kontrolli politik i trupit, çlirimi i trupit nga pushteti politik, shfrytëzimi i trupit në politikë, ndikimi i politikave të trupit në formimin e identitetit individual dhe kolektiv, trupi si fushë e protestave politike dhe simbolikat politike të trupit.
Poashtu u shtjellua edhe perceptimi i të bukurës tek gratë dhe vajzat, të kuptuarit e vlerësimit të trupit; qëndrimet rreth imazhit të trupit që ndihmojnë në dekonstruktimin e standardit të trupave të idealizuara të grave dhe vajzave në Kosovë., thuhet në njofitmin e CCNO-së lidhur me aktivitetin e ditës së sotme. /2LONLINE/