Pas tensionimit në mes Serbisë dhe RK-së në lidhje me reciprocitetin (barazinë) për targat e automjeteve do të ishte në të mirë të RK-së të fillonë dialogu mes delegacionit serb dhe delegacionit të vendit tonë për pengimin e ushtrimit të sistemit juridik demokratik të Kosovës prej elementit serb në Kosovë të nxitur nga Serbia, meqë pa funksionimin e sistemit juridik të pavarur në Kosovë nuk funksionon as sistemi politik e as ai zhvillimor.
Shkruan: Sami ARIFI
-Menagjues i dy sistemeve atij politik dhe zhvillimor është sistemi juridik.
-Dhe së dyti, delegacioni i Kosovës në dialog me delegacionin serb ka qenë dashur të këmbëngulet për ndëshkimin e Serbisë nga ndërkombëtarët për krijimin e rrethanave të luftënxitëjes. Këto tema kanë pas peshë të drejtë dhe në të mirë të RK-së, të dialogohet për t‘i dhënë goditje përmes ndërkombëtarëve qëllimeve destruktive, luftënxitëse të Serbisë dhe për të hapë rrugë në proceset e mëtutjeshme reciproke (të barabarta) në dialog.
-Para se të dialogohet në Bruksel, këtë gjendje që e krijoi Serbia të tensionuar dhe kërcnuese përmes përgatitjes së saj me mjete luftarake në kufirin Kosovë-Serbi të kërkohet nga Kfori që për shkakun tensionues që bëri Serbia ndaj Kosovës për të ashtquajturën „reciprocitetit për targa të automjeteve“ në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë të inkorporohet me Kforin edhe Ushtria e RK-së, për mbrojtje të hapësirës ajrore dhe kufitare të RK-së, meqë tashmë URK-së është e profesionalizuar, pjesëmarrëse edhe me trupa paqeruajtëse në vende ku ka kriza ndërkombëtare, ndërsa Policia Speciale e Kosovës të menagjojë sigurinë e sistemit juridik të Kosovës në veri derisa të pushojnë rrethanat e ndërlikuara, e jo me largimin e barikadave që i bëri elementi destruktiv serb i nxitur nga Serbia të heqet PSRK-së e të mbetet vetëm Kfori, sepse sigurinë e brendëshme të RK-së me legjitimitet e ka policia e vendit.
-Simbolet shtetërore të Kosovës të mbulohen me një letër ngjitëse është kthim i proceseve të dëmshme për RK-së, madje kthim më i ultë se fusnota e znj. Tahiri nga zëvendës ministri i qeverisë tanishme z. Besnik Bislimi!… Uroj mbulesa për targat e komunikacionit të vlej në mënyrë reciproke si për RK-së ashtu edhe për RS-së.
-Uroj të mos na përsëriten të këqiat në dëm të RK-së si në vitet 2013, 2015 nga pushtetarët e PDK-së, LDK-së dhe të AAK-së për Asociacionin e Komunave Serbe, Demarkacionin me Malin e Zi dhe Fusnotën për RK-së për t’u deligjitimuar d.m.th., vendi ynë në arenën ndërkombëtare që kishte mbetur pa emër e mbiemër, meqë deri tani ishte mbuluar që mos të shikohet RK-së në konferenca të ndryshme ndërkombëtare… /2LONLINE.com/