(2LONLINE) – Peshat e rënda të çantave të fëmijëve është një problem serioz. Shumë shkrime nëpër gazetat e përditshme të cilat shprehin shqetësimin për këtë problem por ende nuk është bërë asgjë konkrete në këtë aspekt. Numri i librave i dyfishuar në çantat e fëmijëve e cila rrit peshën mbi pesë kilogram të çantave, ndikon në deformimin e boshtit kurrizor të fëmijëve, shqetësim ky i ngritur edhe nga shumë pediatër.
Zgjidhja e këtij problemi nuk do të kërkonte shumë kohë por edhe buxhet. Zhvillimi i teknologjisë informative ka bërë një metodë shumë atraktive për nxënësit dhe arsimtarët e cila kërkon përkrahje institucionale. Shkollat e para virtuale online të shfaqura tek ne të cilat kanë gjetur përkrahje nga një masë e popullit. Dy shkollat e para online, ajo për mësimin e Gjuhës angleze www.teprofiqaza. com si dhe ajo për mësimin e Matematikës www.edumatematike. com, janë dy modele të cilat do të zgjidhnin problemin e Çantave të rënda por do të rriste edhe nivelin e edukimit.
Modeli i këtyre dy shkollave të cilat ofrojnë mësimin të ndarë në klasë, me videoligjerata, të përgatitura nga arsimtarët, kuIzet dhe testet e cila do të vlerësohet nga arsimtarët të cilët kanë mundësinë ti përcjellin nxënësit në çdo klasë, si dhe të bashkëbisedojnë mes vete.
Modeli i tillë është model autentik dhe shUmë i frytshëm në zgjidhjen e këtij problemi për nxënësit, prindërit e arsimtarët.
Aplikimi i këtij modeli kërkon internet dhe kompjuter i cili nuk mund të themi që nuk ekziston në çdo shtëpi, model ky i cili do të ndikonte për së miri në arsimin Kosovar dhe në shëndetin e fëmijëve.
/Agim Hajrizi/