Lorik Cana mund të rikthehet në kampionatin francez. Të paktën kështu shkruan gazeta e mirënjohur “L’Equipe”, që ka bërë me dije se e ardhmja e kapitenit të Shqipërisë, është shumë pranë skuadrës franceze të Nantës.
Pas afrimit në ekip të shqiptarit Ermir Lenjani, drejtuesit e këtij ekipi mësohet të kenë nisur kontaktet me krerët e skuadrës së La ios, për të detajuar transferimin e futbollistit kuqezi,shkruan Panoramasport.
Vetë stafi teknik i skuadrës së Laios nuk e ka përfshirë Canën në planet e këtij sezoni të ri dhe një ofertë e mirë nga Nanta do të bënte që Lacio të mos mendohej dy herë.
Gazeta franceze shkruan se arritja e akordit mes dy klubeve duket thjesht çështje kohe.