DYLON

Vetëvendosje: Reagim ndaj akuzave të Isa Mustafës dhe djalit të tij

Avatar photo Redaksia

Pas korrupsionit dhe kriminalitetit 6 vjeçar në Komunën e Prishtinës, pas keqpërdorimeve me pronat në Bërnicë – për të përfituar vetë, pas bashkimit me Thaçin – përkundër të gjitha premtimeve që ua kishte dhënë anëtarësisë së vet, pas nënshkrimit të marrëveshjes më të dëmshme për Republikën e Kosovës prej përfundimit të luftës… kryeministri Mustafa bashkë me djalin e tij Besnik Mustafa, kanë humbur kontrollin duke iu sulur deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurti, me një gjuhë të paturpshme dhe të ulët. Ky kryeministër e ka humbur toruan dhe po sulmon në mënyrë të tillë çdo kundërshtar të tij.

Kështu thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendsje, e cila i konsideron të papranueshme vendimet dhe sjelljet e kryeministrit dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e tij.

EkoHigjiena

Një kryeministër hajn, me djem hajna që marrin paratë e buxhetit të shtetit; një kryeministër që është në gjendje ta shesë krejt Kosovën veç sa për të mbetur vet në pushtet, nuk i duhet Kosovës. Një kryeministër i tillë duhet të jap urgjent dorëheqje. Dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të shkarkohet urgjent nga qytetarët, thuhet në fund të këtij reagimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.