Komisioni i Garave ka caktuar orarin e ndeshjeve të mbetura të Superligës.
Kësisoj, ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, do të zhvillohet të shtunën (më 10 tetor), derisa ndeshja e javës së dytë Drita – Trepça’89, do të zhvillohet të mërkurën (më 14 tetor).
Ndërkohë, për terminin e ndeshjes së mbetur të javës së 3-të, Prishtina – Drita, Komisioni i Garave do të vendosë më vonë.