Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit E. I., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri E. I. dyshohet se me datë 06.09.2018, ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij V. Z. dhe gruas së tij F. Z. me ç’rast kjo e fundit është dashur të marr ndihmën mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale sulm nga neni 187 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 paragrafi 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.4 të KPRK-së.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurin.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.