Bastisje në tetë lokacione, arrestohen të dyshuarit në lidhje me rastet e grabitjeve

Bastisje në tetë lokacione, arrestohen të dyshuarit në lidhje me rastet e grabitjeve

Nënkolonel Remzi Azemi, shef i Sektorit Rajonal për Hetime, në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, ka bërë me dije se lidhur me disa raste të grabitjeve që kanë ndodhë tani së fundi, nga njësitet përkatëse sot janë bastisë tetë lokacione, me këtë rast janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe dëshmi të tjera inkriminuese.

Me këtë rast janë arrestuar edhe tetë të dyshuar, me dyshimin se janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve, që kanë ndodhur kohëve të fundit , e ku në disa janë përdorur edhe armët e zjarrit. Më pas, dy prej tyre janë liruar, në mungesë të provave materiale dhe nuk ndërlidhen me ngjarjet e njëjta, katër janë ndalë në paraburgim nën dyshimin se janë të involvuar në veprën penale të “grabitjes”, një është ndalë në paraburgim për veprën penale: “Mbajtja në pronësi në kontroll dhe në shfrytëzim të armëve të zjarrit, si dhe posedim i substancave narkotike” si dhe një tjetër pas arrestimit është dërguar menjëherë në vuajtje të një dënimit paraprak të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Azemi ka thënë se duke i referuar disa rasteve të grabitjeve që ka ndodhur në Rajonin e Gjilanit, me theks të veçantë në Komunën e Gjilanit, në tri prej tyre edhe janë përdorur armë zjarri dhe se policia nuk ka qëndruar duarkryq por ka krijuar grupin e hetuesve për këto raste që ka punuar shumë dhe me profesionalizëm të madh për të ardhur edhe deri te të dhënat që ndërlidhen me këto raste.

Sipas tij , Policia e Kosovës njësitet e Hetimeve rajonale pas një pune hetimore mirë të organizuar sipas planit operativ të koduar me emrin “Dhjetori” , për hetimin e veprave penale të “Grabitjes”, ngjarje të ndodhura në fund viti 2017 dhe të fillim vitit 2018, në mëngjesin e sotshëm, njësitet hetuese kanë ekzekutuar urdhrin për bastisje lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, në tetë lokacione të ndryshme, ndaj tetë personave, që të gjithë shqiptar, shtetas të Kosovës, me banim rezident në Gjilan. Ata dyshohet se mund të jenë të involvuar në së paku tri rastet e “Grabitjeve”.

Pas ekzekutimit të Urdhrit të lartshënuar, tetë të dyshuarit janë arrestuar nga njësitet e policisë së Kosovës, ata janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për veprat penale të “Grabitjes”.
Ndaj katër të dyshuarve, pas intervistave në prani të mbrojtësve të tyre, me vendim të prokurorit të shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin se janë të involvuar në veprën penale të “grabitjes” ndodhur në një kazino këtu në qytetin e Gjilanit, me 03 janar 2018.

Ndaj të dyshuarit M. S., është paraqitur Kallëzim Penal për veprën penale; “Mbajtja në pronësi në kontroll dhe në shfrytëzim të armëve të zjarrit, si dhe posedim i substancave narkotike”, dhe i njëjti po me vendim të prokurorit është ndal për 48 orë.

I dyshuari R. Z. pas arrestimi është dërguar menjëherë në vuajtje të një dënimit paraprak të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë pas intervistave janë liruar në mungesë të provave materiale dhe nuk ndërlidhen me ngjarjet e njëjta.

Gjatë kryerjes së urdhër –kontrollit në tetë lokacionet e lartshënuara janë gjetur dhe sekuestruar këto gjësende si prova materiale:

• Një pistoletë e llojit Ekol Special 99 cal 9 mm,
• Një (1) karikator i të njëjës pistoletë
• Dy karikator të armës së zjarrit AK-47.
• Një (1) Pistoletë Ekol cal 9mm,
• Një(1) karikator i të njëjtës armë.
• Një (1) pistoletë e llojit Zoraki M906-B
• Një(1) karikatori pistoletës së njëjtë.
• Tetë fishek të kalibrit 7.65mm
• Një (1) gëzhojë e pistoletës me gazë dhe;
• Tri lloje të briskut.
• Një (1) shufër metalike

Në cilësinë e provave të qëndrueshme materiale, besohet se është gjete edhe arma e cila është përdorur nga njëri i dyshuar, në kohën kur është kryer “grabitja” në një kazino në Gjilan, po ashtu janë faktu edhe prova tjera materiale që i kanë gjetur hetuesit dhe të njëjtat lidhen me figurën e veprimeve kriminale, të dyshimtit besohet të kenë vepruar si grup, i organizuar kriminal.

Për të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra në ditët e kaluara dhe gjatë ditës së sotme, shkresat e lëndës janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Rasti është duke u hetuar.

KOMENTE