Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e rradhës kualifikuese në kuadër të Ligës së Kampionëve. Në finale të grupit për parakualifikime, Drita do të takohet me Linfield FC, ndeshje që do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës.
Këtë ndeshje do ta drejtojnë gjyqtarët, Ioannis Papadopoulos dhe asistentët e tij, Konstantinos Nikolaidis dhe Vasileios Nikolakakis. Ndërsa, gjyqtar i katërt do të jetë Evangelos Maouchos.
Ndeshja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 18:00. /2LONLINE.com/