Supërliga e Kosovës në futboll filloi sot javën e nëntë me ndeshjen Llapi – Ferizaji, ndërsa të tjerat do të zhvillohen të hënën dhe të martën për shkak të zgjedhjeve në vend.
Tashmë janë deleguar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së nëntë në Superligë.
Në sfidën e parë të kësaj xhiroje ndërmjet Llapit dhe Ferizajt do të arbitrojnë Visar Kastrati kryesor, Benon Këpuska e Meriton Berisha si asistentë, ndërkohë që Gramos Shala do jetë si gjyqtarë i katërt.
Këta janë gjyqtarët e ndeshjeve të tjera:
E hënë
Trepça ’89 – Feronikeli
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Besfort Kasumi
Vushtrria – Flamurtari
Gjyqtarë: Fatmir Tahiri, Safet Berisha, Elvis Bicaj, Arben Halilaj
Ballkani – Prishtina
Gjyqtarë: Selim Isufi, Erudan Baliqi, Fatlum Jashari, Kreshnik Vula
E martë
Drenica – Drita
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Dardan Çaka
Gjilani – Dukagjini
Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Gëzim Mehmeti, Erdall Zasella