/2L ONLINE/ – Zakonisht ushqimin e ha në shtëpi, nuk preferojë të ha jashtë, për shkak se shumë herë më ka rastis të gjejë brenda ushqimit , si kime ndonjë insekt, apo ndonjë kokërr jashtëqitje të miut… Vetëm kur i sheh se si i ekspozojnë ushqimet, sidomos bukën që e blejmë çdo ditë nëpër furrat tona, të ekspozuara pa asnjë kriter higjenik, nëpër rafte të pista, të paambalazhuara e mos të flasim se si e përgatitin në punëtoritë e tyre ku gatuajnë pa dorëza pa kapela higjienike dhe pa asnjë masë mbrojtëse.
Nuk e di si e kam fatin ,shumë rrallë ha jashtë shtëpie dhe gati çdoherë që vendosi me shijua ndonjë byrek, pa me qëllua “naj kime n’to” nuk jetë. Kjo më ndodhi edhe kësaj radhe në një furrë të qytetit, në byrekun që porosita gjeta një kime, pasi e reklamova, me thanë: “mundet me ndodhë, njerëz jemi s’u bo kiameti, ta sjellim tjetrin”. Por, si ta haja edhe tjetrin kur e mendoja se nga të njëjtat duar është përgatitur.
Ushqimi sot është industria më e zhvilluar në botë, shtetet kanë vendosë standarde për prodhimin, perpunimin si dhe shërbimet me produktet ushqimore, sepse sot jemi të ekspozuar nga lloj-lloj baktere dhe sëmundje të ndryshme që mundë të transmetohen edhe përmes ushqimit gjatë përgatitjes, kur ushqimi përgatitet në kushte jo të duhura. Po ashtu shtetet e zhvilluara kanë edhe inspekcione sanitare efikase që kontrollojnë vazhdimisht lokalet ku prodhohet dhe shërbehet ushqimi dhe kërkojnë standarde strikte të parapara të higjienës gjatë prodhimit, po ashtu edhe për kushtet ku ruhen dhe ekspozohen produktet ushqimore. Inspekcionet sanitare në vendet e zhvilluara, shqiptojnë gjoba mjaft të larta aty ku gjejnë se nuk respektohen rregullat dhe ku nuk i plotësojnë kushtet sanitare, higjienike deri sa edhe mundë t’i mbyllin bizneset që nuk marrin masa për t’i evituar mangësitë lidhur me higjienën.
Në komunën e Gjilanit ka me dhjetëra furra, qebaptore, restaurante dhe lokale hoteliere të cilat askush nuk i kontrollon as për higjienë as për cilësinë e ushqimeve që i shërbejnë klientëve. Është në mëshirën e bizneseve se sa higjienë mbajnë dhe sa cilësi kanë produktet e tyre. Përveç pastërtisë furrat e bukës, nuk kanë kriter të përdorimit të përmbajtjes stimulative (amidoni) përmbajtje e cila i mundëson atyre me një sasi më të vogël të miellit të nxjerrin sasi ma të mëdha të bukës. Kjo përmbajtje që e përdorin furrtarët për të rrit fitimin e tyre na shkakton dëme të mëdha në shëndetin tonë, sepse kjo bukë që e konsumojmë hahet vetëm e nxehtë, posa të ftohet i humb cilësitë e bukës, kësisoj ne konsumojmë vetëm bukën e nxehtë e cila nuk është e mirë për shëndetin e njeriut. Furrat e bukës sot janë bizneset më fitimprurëse, por së paku ne të na gatuajnë bukë cilësore.
Mungesa e kontrolleve nga inspektorët sanitarë si dhe dënimet në rast se nuk kanë kushte higjienike ku përgatitet ushqimi si dhe përgatitja e ushqimit pa masa mbrojtëse, ka bërë që qytetarët, të jenë të ekspozuar gjithnjë mundësisë së helmimit nga ushqimet e përgatitura në kushte jo higjenike. Më së shumti janë të ekspozuar fëmijët që gjatë orarit mësimor në shkolla ushqehen nëpër lokale të ndryshme afër shkollave, me hamburgerë, senduiqe të cilat përgatitën në kushte higjienike jo të sigurta.
Organet komunale duhet patjetër të inspektojnë lokalet të cilat përgatisin dhe shërbejnë ushqim, duhet të jen rigoroz sa i përket kontrollit të kushteve higjienike që i posedojnë ato lokale dhe t’i ndalojnë me punua ato lokale që nuk kanë kushte higjienike dhe personel të kualifikuar për përgatitjen e ushqimeve.
Komuna ka obligim të kujdesët për shëndetin publik i cili mundë të rrezikohet edhe nga kushtet jo të mira sanitare higjienike të përgatitjes së ushqimit nëpër lokale të ndryshme të qytetit. /2L ONLINE/