Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ishte shumë afër të bëhet me skuadër të re.
Pasi nuk arriti te rehatohet te Prishtina e Flamurtari ku nuk qëndroi me shumë sesa nga 2 javë në krye të skuadrës, Sokoli ka marrë një ofertë të re nga skuadra e Arbërisë së Dobrajes, por marrëveshja nuk është arritur.
Mësohet se Sokoli ishte kontaktuar nga drejtuesit e skuadrës së Arbërisë, por që nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Arbëria momentalisht është në pozitën e dytë në tabelë në Ligën e Parë me synime të mëdha për t’u inkuadruar në elitën e futbollit.