Nga 19-21 shtator 2023, qyteti i Gjilanit do të jetë mikpritës i BVA Kupës Ballkanike për klube.
Klubi nikoqir KV Drita, i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë, derisa në Gjilan vijnë: SK Skenderbeu, Korçë, Galatasaray S.K., Stamboll, AO Markopoulous, Athinë.
Ndeshjet fillojnë më 19 shtator, me takimet që luhen nga ora 17:30 dhe 20:00.
“KV Drita gati për sfidën e re dhe si kampion i vendit, pret garën më të madhe Ballkanike të klubeve”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas të volejbollit. /2LONLINE/