DYLON

Buxheti i komunës për 2025, top ping pongu!

Buxheti i komunës për 2025, top ping pongu!
Avatar photo Redaksia

Vazhdojnë zhvillime të reja sa i përket çështjes së buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin 2025, çështje kjo që ka krijuar ngërçin, e që, sa duket se është afër zgjidhjes, po aq është edhe larg saj.

Derisa kryesuesi i kuvendit komunal, Kushtrim Kadriu ka ftuar për datë 25 shkurt (ora 11:00), mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe këshilltarët Komunal, në dëgjim publik lidhur me propozim buxhetin e komunës për vitin 2025, në anën tjetër kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se do të ftojë seancë urgjente po më 25 shkurt (0ra 14:00), për aprovimin e buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin 2025.

EkoHigjiena

LEXO EDHE: Buxheti I komunës për 2025 – Kryesuesi I kuvendit ndërmerr edhe një veprim tjetër…

Rikujtojmë se ditë më parë edhe u mbajtë një takim me pjesëmarrës të kryetarëve të LDK-së, PDK e Vetëvendosjes në Gjilan, i ftuar nga kryesuesi i Kuvendit.

“Jemi në javën e fundit, kur Kuvendi Komunal mund dhe do të duhet të votojë buxhetin e qytetit tonë për vitin 2025. Në takimin e fundit me partitë politike opozitare në Gjilan na është  kërkuar që i gjithë procesi i aprovimit të buxhet të rifillojë nga e para edhe pse, ne kemi mbajtur dëgjimet buxhetore dhe kemi ndjekur çdo hap ligjor për aprovimin e buxhetit”, ka thënë kryetari Hyseni, transmeton 2LONLINE.com.

I pari i komunës s ëGjilanit tha se opozita nuk mori pjesë në asnjë dëgjim buxhetor dhe nuk dërgoi asnjë propozim të vetëm.

“Më pas, ne e kemi dërguar buxhetin drejtuar Kuvendit komunal, por deri më tani, pra në javën e fundit të afatit ligjor, nuk është aprovuar buxheti i komunës”, thotë Hyseni.

Sipas tij, tani, kur ditët janë të numëruar, është tepër vonë dhe jashtë çdo afati ligjor për dëgjime buxhetore apo procedura tjera.

Prandaj,  thotë i pari i komunës më datën 25 shkurt, pra vetëm tri ditë para përfundimit të afatit ligjor do të thërrasin një seancë tjetër urgjente për aprovimin e buxhetit.

“U bëjë thirrje partive politike dhe të gjithë asambleistëve të kuvendit komunal të Gjilanit që të votojnë për dhe ta aprovojnë buxhetin e qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.