DYLON

Buxheti i komunës për 2025 – Kryesuesi i kuvendit ndërmerr edhe një veprim tjetër…

Buxheti i komunës për 2025 – Kryesuesi i kuvendit ndërmerr edhe një veprim tjetër…
Avatar photo Redaksia

Pasi ditë më parë, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu kishte organizuar një takim ku ia kishte arritur t’i ulë bashkë, kryetarët e subjekteve politike në Gjilan (LDK, PDK e Vetëvendosje), për t’u diskutuar çështja e miratimit të buxhetit për vitin 2025, e për t’u marr vesh për tejkalim të ngërçit, ai sot ka ftuar Komitetin për Politikë dhe Financa dhe këshilltarët Komunal në dëgjim publik lidhur me propozim buxhetin e komunës për vitin 2025.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,  në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ju njoftoj se kam ftuar Komitetin për Politikë dhe Financa “KPF” dhe këshilltarët Komunal në dëgjim publik lidhur me propozim buxhetin e komunës për vitin 2025”, ka bërë me dije, kryesuesi Kushtrim Kadriu, përmes një njoftimi publik.

EkoHigjiena

Bëhet e ditur se ky takim është ftuar për datë 25 shkurt, ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

“Sipas rekomandimit të MAPL, ky dëgjim publik ka për qëllim gjithëpërfshirjen e përfaqësuesve të qytetarëve në procesin vendimmarrës dhe sigurimin që buxheti i komunës të reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë”, ka thënë Kadriu.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.