Në një fushë të Preshevës, afër rrugës “Sveta Tomiq”, për pesë muaj me radhë vazhdon të burojë ujë nga toka, për të cilin deri më sot nuk janë marrë masa parandaluese nga organet kompetente.
Banorët e kësaj lagjeje, kanë informuar portalin informativ Titulli.com lidhur me këtë problematikë, pasi uji i cili po buron nuk po ndalet, ai po vazhdon të “shëtisë” rrugët kryesore të Preshevës, deri në qendër të saj.
Edhe përkundër njoftimit me rastin të ndërmarrjes publike “Moravica”, sipas qytetarit Fidan Nuhiu, i cili edhe ka siguruar fotografit e mëposhtme, edhe pas pesë muaj të kësaj situate nuk po merren masa parandaluese.
Nuhiu thekson se uji tashmë po hynë edhe në oborret e shtëpive. Qytetari preshevar shton pyetjen, deri kurë kështu?
http://titulli.com/index.php?m=post&s=12064