Burim Demiri do të jetë konsulenti i ri i cili do të angazhohet vullnetarisht në komunën e Gjilanit, përkatësisht në për të dhënë kontributin e tij në sferën e kulturës.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili ka thënë se Demiri është profesor i muzikës tash e sa vite, i cili me njohuritë dhe përvojën e tij është shprehur i lumtur të ndajë praktikat e tij më të mira në fushën e tij.
“Ne i jemi falënderues të gjithë atyre të cilët kanë vullnetin të kontribuojnë në zhvillimin e vendit edhe pa asnjë kompensim financiar”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/