(2L ONLINE) – Uragani i sukseseve me emrin LDK nuk ka të ndalur, e sot në kuadër të kësaj Kryesia e F.G.-LDK, Dega në Gjilan ka mbajtur takim me strukturat e saja e në të cilin takim i është dhënë përkrahje e madhe Kryetarit Lutfi Haziri si dhe përpjekjeve të tija të sinqerta që Gjilanin ta kthej në qendër të zhvillimit rajonal. Kështu është shprehur Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së së Gjilanit.
Me këtë rast Bunjaku-Rexhepi, duke falënderuar aktivistet e Forumit te Gruas të LDK-së për kontributin e dhënë, ka përmendur të arriturat e Komunës në këta muaj qeverisje, ajo ka theksuar se në vazhdimësi jemi duke punuar që Gjilanin ta bëjmë një vend të dashur për qytetarët dhe falë angazhimeve dhe këmbëngulësisë së Kryetarit Haziri ne po arrijmë që ne Komunën tonë të kthejmë investimet dhe të ecim para në realizimin e programit tonë qeverisës.
Ajo ka thënë se të gjitha të arriturat e deri sotme e që janë mjaft të mëdha i atribuohen Kryetarit dhe njeriut të sukseseve Lutfi Haziri. Bunjaku Rexhepi gjithashtu ka falënderuar Kryetarin e Haziri edhe për kontributin që po jep në avancimin e pozitës së gruas si në punësim dhe në vendimmarrje politike.
Në takim, femrat e LDK-së, u zotuan që të vazhdojnë edhe më vrullshëm aktivitetet e tyre, duke paralajmëruar një varg aktivitetesh të cilat do të bëjnë që LDK-ja bindshëm të dëshmohet si forca më e madhe politike por njëkohësisht edhe si vlerë kombëtare që ruan dhe promovon vlerat e mirëfillta për familje të shëndoshë.
Bunjaku-Rexhepi tha se Forumi i Gruas, duke pasur parasysh kërkesat e shumta për anëtarësim, në takimin e sotëm mori qëndrim që strukturat e F.G. nëpër nëndegë të ndërmarrin nisma për prurje të reja, ngase LDK si forcë sot po dëshmohet se është zëri i vërtetë i realizimit të interesave të qytetarëve.
Sipas saj, LDK-istet e Gjilanit, u shprehën më se të kënaqura me këta muaj qeverisje të Kryetarit Haziri dhe shprehën përkrahje duke theksuar se me ardhjen në pushtet të LDK-së, Gjilanit i është kthyer e mbara, për çka për këto suksese falënderime të veçanta meriton kryetari Lutfi Haziri. /2L ONLINE/