/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve kushtuar ditëve të lirisë, të shtunën në mbrëmje ka filluar Festivali dy ditor i këngës dhe valleve “Gurra popullore”, ku po marrin pjesë ansamble nga Kosova, Shqipëria, Presheva dhe trojet tjera shqiptare.
Festivalin e ka hapur ValentinaBunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, e cila ka thënë se madhështia e lirisë, është se sot ne jetojmë të lirë dhe frymojmë e këndojmë shqip. Pikërisht para 16 viteve, okupatori serb u largua, për të mos u kthyer kurrë më në trojet tona, tha ajo.
Me këtë rast, Bunjaku-Rexhepi rikujtoi se për këtë ditë, Gjilani dha gjak, dha martirë, dha dëshmorë eheronj, dhagjithçka tjetër që e kërkoi liria e këtij vendi.
“Sot, ne e kujtojmë me dinjitet dhe krenari veprën e tyre dhe përulemi e gjunjëzohemi para atyre që luftuan me penë e me pushkë, pa harruar të falënderojmë edhe KFOR-in dhe forcat tjera ndërkombëtare, për kontributin që dhanë.Falënderojmë njerëzit e vullnetit te mirë,familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët e Gjilanit.Të festojmë e të gëzojmë për këtë ditë madhështore,por edhetë punojmë bashkë, për të ndërtuar të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, ashtu siç ata meritojnë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Programin e festivalit, qëpo mbahet në sheshin “Agim Ramadani”, para teatrit të qytetit, e ka hapur ansambli “Gjilani”, për të vazhduar me grupet nga Obiliqi, Artana dhe të tjera.
Manifestimet për ditët e lirisë, të dielën vazhdojnë me “Trekëndëshin poetik të paqes” dhe festivalin “Gurra popullore”, nata e dytë, ka thënë Bujar Haziri, shef i Njësisë për Kulturë, Rini e Sport. /2L ONLINE/