(2L ONLINE) Në Universitetin Publik të Gjilanit u mbajt konferencë për barazi gjinore, e organizuar nga COM KFOR, në të cilën ishin prezent përfaqësues të KFOR-it turk dhe atij suedez, ndërsa në konferencë ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku Rexhepi e cila në fjalën e rastit prezentoi pozitën e gruas në komunën e Gjilanit.
Bunjaku Rexhepi tha se sot në komunën tonë falë punës sonë, por edhe ambientit politik, kemi arritur që femra të jetë e përfaqësuar në nivel të them të kënaqshëm, por çdo herë duke pretenduar që të arrijmë akoma më lartë në avancimin e pozitës së gruas në komunë por edhe në nivel nacional.
Bunjaku Rexhepi në emër të institucioneve komunale falënderoi KFOR-in për angazhimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme që po bën për vendin tonë./2L ONLINE/