(2L ONLINE) – Forumi i Gruas se LDK-së në Gjilan (FGLDK), ka mbajtur sot debat me temën: “Format e abuzimit dhe pasojat e tyre në shëndetin mendor të femijëve”. Në këtë debat, të pranishëm ishin znj.Valentina Bunjaku Rexhepi – kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan dhe njëherit Kryesuese e Kuvendit te Komunës, z.Nazmi Musa – drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, z.Mursel Zymberi – drejtor i Qendrës për Punë Sociale, përfaqësues nga Policia e Kosovës, nxënës të shkollave, OJQ, e të tjerë.
Duke folur për format e abuzimit të fëmijëve, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi tha se do t’i luftojmë gjithmonë dukuritë negative të cfarëdo forme qofshin ato.
“ Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje, e sidomos Kryesinë e Forumit të Gruas së LDK-së, që debati i sotëm, ishte ide dhe iniciativë e tyre, me qëllimin më të mirë për të luftuar dukuritë negative. Sot është mundesia shumë e mirë për të diskutuar për parandalimin e abuzimit të fëmijëve. I falënderoj edhe kryetaret e nëndegëve të FG të LDK-së, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Gjithmonë do të vazhdojmë të punojmë kundër dukurive negative cfarëdo qofshin ato” – tha Bunjaku Rexhepi.
Ndërsa Arta Hyseni Zeqiri – psikologe, në ligjëraten e saj tha se nga debati i sotëm, fëmijët e pranishëm do të mësojnë që t’i identifikojnë fëmijët e tjerë që janë të abuzuar përmes formave të ndryshme.
Edhe drejtori i Arsimit në Gjilan, z.Nazmi Musa, tha se me reformat që po punojmë sot, nuk janë lejuar psikologët nëpër shkolla, por unë e di se është shumë e domosdoshme qe te kemi psikolog ne shkolla, dhe se do të angazhohemi maksimalisht e të punojmë në këtë drejtim.
Ndersa drejtori i QPS-së, z.Mursel Zymberi, nga përvoja e tij tha se kanë hasur në fëmijë të lënë në deponinë e mbeturinave, sepse nuk kanë pasur kushte familjet e tyre për t’i mbjatur, dhe se në qendrën për punë sociale i marrin për t’i mbrojtur këto raste. /2lL ONLINE/