E kishin nisur biznesin e tyre në një ambient pune prej 50 metrash katrorë, për t’u zgjeruar pas pak vitesh punë, në një lokal me 400 metra katrorë, dhe fal përkushtimit dhe seriozitetit në punë, besimin që pati klientela për atë që e ofronte kjo kompani, sot e tutje “Buli Trade”, do ta zhvillojë aktivitetin e saj afaristë në një lokal prej mbi 2 mijë e 500 metrash katror, ku klienteles do t’u ofrohen materiale të brendeve më të njohura, e me më emër, në fushën e qeramikës dhe produkteve tjera sanitare, transmeton 2LONLINE.com.
Pikërisht sot, një ambient i tillë modern është inauguruar, një showroom-i i ri e ku ndër figurat të shumta që morën pjesë, afaristë, partnerë, familjarë, klientelë, miq e të tjerë, ishte i pranishëm edhe i pari i komunës së Gjilanit, Lutif Haziri
Në Showroomin e ri të “Buli Trade”, të qeramikës dhe sanitarisë, që ndodhet në rrugën qarkore të Gjilanit munden të gjenden brendet më të kërkuar në rajon dhe më cilësoret, nga e gjithë bota.
E, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pati vetëm fjalë miradije për afaristin Demir Ajeti. Ai tha se sot jemi mbledhur për të inauguruar suksesin e pritur të Demirit, pasi brendi i tij “Buli Trade”ka ecur suksesshëm, transmeton 2LONLINE.com.
Haziri tha se me arritjet e tija, Demiri na gëzon shumë të gjithëve dhe se “Buli Trade”, tani po hyn edhe më fuqishëm në treg me brende botërore, me cilësi dhe kualitet.
Ai tha se ky suskes i afaristëve si ky i Demirit ka rëndësi pasi jemi njëra nga qendra ku industria e ndërtimit dhe ndërtimi në përgjithësi është primar , është parametër kryesor që po i jep karakter zhvillimor qytetit tonë. Po ashtu Gjilani nuk është vetëm qendër e rajonit por edhe vendbanimeve përreth, e “Buli Trade” i ka thyer kufijtë dhe barrierat duke bërë zhvillim të suksesshëm të biznesit të tij në ndustrinë hidrosanitare.
Ndërsa, Demir Ajeti nga Kompania “Buli Trade” i ka vlerësuar lartë të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë event për të ndarë gëzimin së bashku.
Ai tha se u është mirënjohës, të gjithëve, familjarë, miq, bashkëpunëtorë, partnerë, klientelë, punëtorë e të tjerë, ndërsa ka premtuar cilësi, kualitet profesionalizëm dhe shërbime të mira, në këtë showroom të qeramikës dhe produkteve tjera sanitare, transmeton 2LONLINE.com.